Lajme 

Plagoset një person, dërgohet me urgjencë tek Trauma.

Shpërndaje lajmin
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

LAC-Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, ku ka mbetur i plagosur një person gjatë orëve të pasditees së sotme.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet për shkak të plagëve të marra. Deri tani ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i autorit.

Njoftimi i policise:

Kurbin /Informacion paraprak

Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorin e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Lajme të ngjashme

Leave a Comment

© Copyright 2020 Reporteri.al.