Petrit Vasili: Të gjithë në këmbë të mbrojmë Teatrin
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar
Vasili ka publikuar vendimin që është marë për shembjen e Teatrit
Ja postimi i plotë i Vasilit:
Ja VENDIMI kriminal për prishjen e Teatrit, që Këshilli i Bashkiak me dorën e këshilltarëve armiq do të miratojë!!
Shiheni Vendimin që do të jetë vula e turpit për secilin nga këshilltarët rilindas, të cilët do të vetëdeklarohen armiq të Tiranës pasi do të votojnë prishjen e Teatrit.

Ky vendim është thika që duan ti futin çdo qytetari të këtij vendi, ndaj çdo reagim është plotësisht legjitim.
Të gjithë në këmbë të mbrojmë teatrin.