Tensionet dhe kaosi në Kuvend një ditë më parë u mbuluan edhe nga media amerikane Fox News, e cila publikoi pamjet e përleshjeve brenda Kuvendit, ndërsa jashtë po zhvillohej një protestë studentore.
Raportimi i Fox News për përleshjet në Kuvend
“Ligjvënësit e opozitës shkëputën mikrofonat nga tavolinat, hodhën sende dhe u përleshën me përfaqësuesit e shumicës qeverisëse”, raportoi Fox News, duke theksuar se “përleshjet ndodhën ndërsa ligjvënësit e opozitës po përpiqeshin të bllokonin seancën parlamentare, duke mbajtur fotografi të studentëve që ishin lënduar nga policia gjatë protestave të mëparshme”.
Protesta jashtë Kuvendit
Ndërkohë, jashtë ndërtesës së Kuvendit, grupe studentësh dhe protestuesish të tjerë ishin mbledhur te hyrjet e institucionit, si pjesë e protestave që kishin hyrë në ditën e dhjetë radhazi, sipas raportimit të mediave amerikane.
Burimi: www.albeu.com










