Aktualitet Rajoni 

Guvernatori i Venetos : Do t’iu bëjmë tamponin të gjithëve, nuk më intereson kostoja!

Shpërndaje lajmin
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Guvernatori i Venetos, Luca Zaia ka marrë një vendim final në vazhdën e përpjekjeve për të frenimin e koronavirusit.

Zaia deklaroi se në rajonin e tij, do t`i bëhet tampon të gjithë popullatës. “ Duhet të identifikojmë personat që janë pozitivë, por asimptomatikë. Sa më parë ta bëjmë këtë, aq më shpejt do të mund t`i izolojmë. Ne jemi në gjendje të bëjmë 20-25 mijë tampone në ditë dhe rezultatin ta kemi në tryezë brenda katër orësh”, deklaroi guvernatori, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Ai shpjegoi se në 3 mijë tampone kishin zbuluar 66 persona pozitivë pa shenja të sëmundjes. Zaia këshilloi dhe pjesën tjetër të vendit të ndjekë shembullin e tij, por kjo duket e vështirë.

Strategjia e tamponëve po funksionin edhe në Korenë e Jugut , ku autoritetet vendase iu përgjigjur ndryshe epidemisë me përmasa të ngjashme.

Jeremy Konyndyk, nga Qendra e Uashingtonit për Zhvillim Global, thotë se testimi në masë mund t’iu japë vendeve një pamje më të qartë të shkallës së epidemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Comment

© Copyright 2020 Reporteri.al.