Lajme 

Arrestohet babai, jep dorëheqjen zv/ministrja e Ramës

Zv.ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme nga detyra që mbante. Dorëheqja ka ardhur pasi babai i saj, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe me pasaporta të falsifikuara. Nuk ka ende informacion nëse Haxhiut i është imponuar dorëheqja apo e ka dhënë vetë. Zv/ministrja e Arsimit mësohet se ia ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama menjëherë sapo i ati u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e…

Lexo më shumë
Lajme 

Rama: Për çfarë do martoheni që ta kaloni muajin e mjaltit me ventilator.

Kryeministri Rama ne një lidhje live tha se ë shtë ende larg dita kur do të lejohen dasmat. “Cfarë të bëjmë me dasmat? Asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet, por nuk duhet të ketë as vizita dhe as dreka e darka dhe jo më të kërcasin dasmat, për cfarë do të martohen njerëzit në këto dasma masive për të kaluar muajin e mjaltit me ventilator krah për krah njëri tjetrit?” tha Rama.

Lexo më shumë
Lajme 

Plagoset një person, dërgohet me urgjencë tek Trauma.

LAC-Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, ku ka mbetur i plagosur një person gjatë orëve të pasditees së sotme. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet për shkak të plagëve të marra. Deri tani ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i autorit. Njoftimi i policise: Kurbin /Informacion paraprak Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin…

Lexo më shumë
Lajme 

Transporti? S’do i vendosim virusit autobus në dispozicion.

Transporti do të kërkojë të paktën edhe disa javë për t’u hapur. Edi Rama tha se turizmi këtë vit do të jetë i shqiptarëve. “Ju e dini si janë kushtet në furgona dhe autobusë është si të vendosësh autobusë dhe furgonë në dispozicion të virusit. Po punojmë për një strategji, që është edhe një reformë në transportin publik. Durim se ende nuk jemi aty, është problem i madh. Europa ka thënë se do të hapet në 15 (qershor), disa vende do i hapin më shpejt, ne duam që brenda majit…

Lexo më shumë
Lajme 

Varrezë dixhitale ku dalin kërmat e imagjinatës së botës së përtejme.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës nuk ka kursyer sulmin kundër Sali Berishës referuar denoncimeve të tij në Facebook. “Arsimi ka vazhduar dhe normalisht puna e mësuesve dhe janë paguar të gjithë në sektorin publik pa diskutim, ndryshe nga sa doli nga varreza dixhitale në Facebook, nga ku dalin cdo ditë kërmat e imagjinatës më të shfrenuar të botës së përtejme. E njëjta gjë duhet të jetë edhe për sektorin privat, po bëjmë një verifikim se në sektorin privat nuk ka ndodhur e njëjta gjë” tha ai.

Lexo më shumë
Aktualitet Lajme 

Turizmi/ Rama flet për masat në plazhe: S’dua protokolle të komplikuara! Çadra vetëm në hotele…

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me masat që do të merren për zhvillimin e turizmit në një kohë pandemie. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se nuk është dakord për një plan me masa dhe protokolle të komplikuara.  Ndërkohë ka shtuar se kjo verë do të risjellë plazhet publike, pasi çadrat do të jenë vetëm në pjesën e hoteleve për klientët e tyre. Pjesa tjetër sipas tij, do t’i rikthehet popullit.  “Nuk dua protokolle të komplikuara se nuk duam plane për polic dhe ushtarë. Nuk do lejojmë më…

Lexo më shumë
artikull Lajme 

Petrit Vasili: Të gjithë në këmbë të mbrojmë Teatrin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar Vasili ka publikuar vendimin që është marë për shembjen e Teatrit Ja postimi i plotë i Vasilit: Ja VENDIMI kriminal për prishjen e Teatrit, që Këshilli i Bashkiak me dorën e këshilltarëve armiq do të miratojë!! Shiheni Vendimin që do të jetë vula e turpit për secilin nga këshilltarët rilindas, të cilët do të vetëdeklarohen armiq të Tiranës pasi do të votojnë prishjen e Teatrit. Ky vendim është…

Lexo më shumë
artikull Lajme 

Gjobë dhe heqje patente/ Çfarë përmban procedimi ndaj Lulzim Bashës?!

Policia e Durrësit ka dhënë infomacione lidhur mbi procedimin ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. ‘Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ. Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e…

Lexo më shumë
Lajme 

Korrierët shqiptarë kapen me 14 kg kokainë, nuk tradhëtojnë për bosët në polici.

Dy shqiptarë në Londër kanë pranuar akuzat për trafik kokaine dhe pastrim parash para gjykatës britanike. Dy të pandehurit shqiptarë janë Mikeljan Baca, 26 vjeç banues në Mortimer Crescent, Camden, dhe Egli Hazizolli, 24 banues në Mortimer Crescent, Camden. Më 6 Prill 2020 një operacion i parapërgatitur policor ndaloi makinën me të cilën, udhëtonin Baca dhe Hazizolli, ku u gjetën 14 kg Kokainë dhe 200.000 stërlina cash. Sipas policisë Kokaina kapte një vlerë shitje në rrugë prej 1.4 milion stërlina. Gjatë marrjes në pyetje nga policia ata u përgjigjën me…

Lexo më shumë
Lajme 

Furgoni del nga rruga, 1 i vdekur e 3 të plagosur.

GRAMSHNjë furgon ka dalë nga rruga në fshatin Poroçan teksa bilanci deri tani është 1 viktimë dhe 3 të plagosur. Saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ”Toskollare” ndërkohë që fshati Poroçan është rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Gramshit. Policia së bashku me ambulancën janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Lexo më shumë

© Copyright 2020 Reporteri.al.